Mirë se vini! – Shqip – Albanian

Kjo faqe në internet vë në dispozicion librat e shkruar nga profesor David Gooding dhe profesor John Lennox. Aktualisht kemi vetëm një libër në dispozicion në shqip dhe shpresojmë që së shpejti të kemi edhe të tjerë.


WOP-ALB.jpg

Dritare në Parajsë

Windows on Paradise

A ka Ungjilli i Tij përgjigje për ne sot, si dhe për jetën e përtejme? Jezu Krishti thotë se ka të drejtën të qeverisë. Por çfarë lloj Mbreti është Ai dhe çfarë ndryshimi sjell sot Mbretëria e Tij në botë?

Tek Ungjilli i tij, Luka paraqet tablo nga një jetë e pashoqe, duke treguar se si Krishti vërtetoi se ishte kampioni i të dëbuarve dhe i të shtypurve, i cili ngre lart ata që kanë humbur dhe janë harruar dhe i merr ata nën mbrojtjen e Tij. Sipas Lukës, pyetjet më të thella në lidhje me kohën, përjetësinë dhe vdekjen gjejnë përgjigjen e tyre te Krishti. Dhe Luka na e bën të qartë se Krishti është i denjë të udhëheqë jetën e tij dhe fatin e tij.

Duke mbledhur disa nga këto tablo, David Gooding paraqet një pasqyrë të temave kryesore që shtjellohen tek Ungjilli i Lukës. Me anë të historive individuale, ai tregon se Ungjilli i Krishtit nuk i injoron faktet e vërteta të realitetit. Duke i vënë tablotë së bashku, ai tregon se Parajsa për të cilën foli Krishti është më reale se ne mund ta imagjinojmë dhe se Ai që na premtoi jetën dhe prehjen është besnik përtej asaj ne që mund të shpresojmë.


David W. Gooding (1925-2019) ishte Profesor Emeritus i greqishtes së Dhiatës së Vjetër në Universitetin Queen të  Belfastit dhe Anëtar i Akademisë Mbretërore Irlandeze. Ai ka mësuar Biblën anëembanë botës dhe ka dhënë leksione rreth vërtetësisë dhe rëndësisë së saj në filozofi, në fetë botërore dhe në jetën e përditshme. Ai ka botuar vepra shkencore dhe të njohura, të cilat janë publikuar në shumë gjuhë.


This website makes available a number of books by Professor David Gooding and Professor John Lennox. At present you can download one book in Albanian, and we hope to provide more soon.

Regjistrohuni me adresën tuaj të postës elektronike për të marrë njoftime dhe përditësime.

Na dërgoni një email dhe ne do t'ju përgjigjemi sa më shpejt që të jetë e mundur.